Të dhënat e fundit të Internetworldstats tregojnë se Kosova ka më shumë se 860 mijë përdorues të Facebook-ut, një shifër që është gati sa 50% (saktësisht 45.4 për qind) e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit.
Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka, Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 në 75%, transmeton lajmi.net.
Sa i përket përdorimit të internetit, në Kosovë janë të regjistruar 1,523,373 përdorues, gjë që e rendit shumë lartë vendin tonë me 80.4 për qind të penetrimit. Kjo shifër është e barabartë ose e përafërt me shumë shtete të zhvilluara të Bashkimit Evropian.
Të gjitha vendet e rajonit Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë përdorues të ngjashëm të Facebook me rreth 50% penetrim.
Shqipëria ka një penetrim të internetit prej 62.6% të popullsisë, duke u renditur e 37-a në Evropë (në dhjetëshen e fundit).
Rusia është shteti me përdorimin më të ulët të rrjeteve sociale në Evropë, ku vetëm 7.5% e popullsisë kanë Facebook. /Lajmi.net/
Sqarim: Internetworldstats në këtë listë e ka përfshirë Kosovën me 560 mijë përdorues në Facebook, duke ia huqur në shifër, mirëpo në momentin që hyn në të dhënat detaje për Kosovën del shifra e saktë 860 mijë: