Turqia, kërkesë qeverisë së Kosovës për mbylljen e shkollave të Gylenit

Pas mbylljes së disa shkollave në botë me kërkese të presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, të njejtën kërkesë e ka marrë edhe qeveria e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç për Klan Kosovës, transmeton Insajderi.

“Ajo çfarë mund të them është se ata janë aktiv në gjithë botën, shkollat e tyre mund t’i shohim ne vendet ballkanike e ato i kemi parë edhe në Kosovë. Po ka në Kosovë, ka shkollë që ka lidhje me lëvizjen e Gylen. Autoritetet janë të njoftuara për këtë”

“Ne e kemi diskutuar këtë problem me autoritetet. Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë tejet të veçanta, ne kemi marrëdhënie vëllazërore. Janë marrëdhënie të veçanta sa nuk krahasohen as me marrëdhëniet e dy vendeve të tjera në botë. Kosova për Turqinë është një vend shumë i rëndësishëm”, deklaroi Kiliç.

Në Kosovë ushtrojnë veprimtari gjashtë shkolla fillore të mesme dhe çerdhe të udhëhequra nga lëvizja e Gulenit dhe fondacionet e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme