Xharra ka thënë se dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe Shpend Ahmeti është njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre. “Madje, i ke grumbulluar në institucionet e Prishtinës prej anembanë Kosovës dhe për huliganizmin e tyre po i shpërblen edhe me kontrata për shërbime të veçanta, duke u dhënë paga mujore prej taksave të prishtinasve”, ka shkuar Xharra.
Ky është statusi i saj:
Shpend Ahmeti me trup je i madh, por vogëlsia dhe shpirtngushtësia jote çdo ditë po vërehet. Dje paske provuar të përfitosh prej huliganizmave të të rinjve nëpër parqet e mjerueshme të Prishtinës.
Dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe ti je njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre. Madje, i ke grumbulluar në institucionet e Prishtinës prej anembanë Kosovës dhe për huliganizmin e tyre po i shpërblen edhe me “kontrata për shërbime të veçanta”, duke u dhënë paga mujore prej taksave të prishtinasve.
Definitivisht s’ka ku degradon më poshtë ky, kur edhe sjelljet i ka fëmijërore!
Shumë zhgënjyes. Njeri i vogël!