Dialogu i brendshëm siç quhet nga mediat serbe i cili u iniciua nga Presidenti Aleksandar Vucic, për sensibilizimin e serbeve për shkëputjen e Kosovës, po cilësohet si një vendim i mençur dhe i guximshëm dhe është i rëndësishëm për procesin e integrimit në të cilin po kalon Serbia, tha ministri i administratës shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Branko Ruzhiq, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.
Ruzhiq tha se përmes këtij dialogu duhet të shihen treguesit reale të situatës në Kosovë dhe mundësisë që me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, të marrë parasysh interesat e serbëve në Kosovë, të ruhet trashëgimia kulturore serbe dhe futjen eksterritorialitetin funksionale për manastiret e Kishës Ortodokse, e cila është paraparë në planin e Ahtisaarit.