Me kallashnikov, vret gruan dhe më pas vetën, kishin 5 fëmijë

Një ngjarje e rëndë në Shqipëri ka tronditur Kamzën paraditen e kësaj diele.

Një burrë ka vrarë gruan me armë zjarri dhe më pas edhe veten, pas një debati në familje. Ai ndodhet në zonën e njohur si Frutikultura, në Kodër Kamëz.

Halil Lita 65 vjeç, sipas policisë, qëlloi me automatik në drejtim bashkëshortes, Dije Lita, 60 vjeçe. Ngjarja tragjike ka ardhur pas një sherri në familje, teksa dyshohet se shkak mund te ketë qenë xhelozia. Çifti kishte pesë fëmijë dhe në ato momente askush nuk ndodhej në banesë.

Ishin fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë, e cila i ka gjetur bashkëshortët të pajetë. Në pyetje po merren familjarët e çiftit si dhe fqinjët për të zbardhur arsyet e krimit të rëndë. Vetëm një ditë më parë në një fshat të Lushnjës, një grua u qëllua për vdekje me sqepar nga bashkëshorti, pas konfliktit për motive xhelozie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme