Tërheqja e diplomatëve serb nga Maqedonia, reagon MPJ

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë sot ka pranuar një not nga ambasada e Serbisë në Shkup, në të cilën është njoftuar se personeli i Ambasadës është ftuar për konsultime në Beograd, kanë bërë ditur nga MPJ e Maqedonisë, transmeton SHENJA.
“MPJ e Maqedonisë nuk është e njoftuar me arsyet e këtij vendimi dhe në këtë drejtim po vendos komunikim me MPJ-në e Serbisë në drejtim të vërtetimit të arsyeve për këtë veprim. Sipas dispozitave përkatës të Konventës së Venedikut për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të ambasadës së Serbisë në Shkup”, thuhet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme