Pushteti lokal ndërmerr masa në interes të qytetarëve, ndërsa protesta është politikisht e motivuar, ka vlerësuar në pres konferencën e sotme kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Sipas saj, gjithkush që dëshiron të bëjë spektakël politik dhe probleme tjera ndaj qytetarëve ka zgjedhur rrugën e gabuar dhe mendoj se qytetarët do ta vlerësojnë atë më mirë.
“Për këto katër vite ne intensivisht punojmë në zgjidhjen afatgjate dhe kemi përfunduar me financimin dhe ndërtimin e një stacioni, jemi në përfundim e sipër të stacionit për selektimin e bërllokut, pas mjeteve të ndërmarra nga qeveria për pastrimin dhe dislokimin e bërllokut në hyrje të qytetit. Deshëm në këtë mënyrë të përfundojmë me gjitha procedurat e nevojshme”, ka thënë Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës./Aktuale