Ministri i shëndetësisë Arben Taravari reagon ndaj akuzave të qytetarëve reth mungesës së mjekëve në disa vendbanime në Shkup.
“Ndërmjet shumë punëve të ngutshme që kemi këto ditë të nxehta vere, zgjodha të reagoj ndaj një konstatimi anti-ligjor i cili natyrisht që më shqetëson. Ngrihen akuza se në Shkup nuk ka mjekë sa duhet dhe ata që janë nuk punojnë si duhet! Pikërisht në ambulancat e Komunave të Shkupit ne kemi përqëndruar forcat tona kohëve të fundit e duke sjellë rregulla të reja, të cilët prodhojnë një shërbim më të mirë mjekësor. Pikërisht në Shkup kemi sjellë kushte ambulative apo spitalore të cilat deri para kësaj qeverie ishin absente, si për shembull mungesa e një Qëndre Gjinekologjije që tashmë për nje jave do të punon me orar të plotë në komunën e Shuto Orizarit.
Në Komunën e Haraçinës kemi shtuar personelin dhe tashmë gjithashtu per nje jave do te ketë doktorë të cilët do të jenë 24 orë në dispozicion. Në të gjitha qendrat spitalore ka kontrolle të rrepta nga Grupet tona të Inspektimit të cilët janë gjithë kohës në terren. Ndërkohë falenderoj të gjithë grupet partiakë, sidomos njërin në veçanti që përpiqet të inspektojë gjëndjen në spitale dhe ambulanca, por ju lutem që kategorikisht të sillni fakte pasi ndryshe do të përballeni me akuzën e shpifjes, njofton TVM2.
Çdo mjek, çdo punonjës i cili punon për asistencën Shëndetësore ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duhet të jetë i qartë se çdo rast i konstatuar si shkelje ndaj detyrës do të ndëshkohet në bazë të dispozitave ligjore të parapërcaktuara. Detyra e mjekut nuk është vetëm ligjore, por është edhe Humane, ndaj do ju lutesha të gjithë kolegëve të mi, tek të cilët besoj shumë të rrespektojmë normativat e ligjit por sigurisht dhe kushtetutën tonë: Betimin e Hipokratit”, thekson Ministri i shëndetësisë Arben Taravari.