Mblidhet LDK, merr vendimin e saj pas zhvillimeve të fundit në AKR!

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të diskutoi lidhur me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, i cili autorizoi gjatë ditës së djeshme kryetarin e partisë, Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Kështu ka thanë për KosovaPress nënkryetari i LDK-s, Haki Rugova, i cili njoftoi se LDK sot do të mbajë një mbledhje të kryesisë, me ç’rast do të dalë edhe me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR-së.

“Nesër do të mbajmë një mbledhje të kryesisë ku do të diskutojmë lidhur me këtë çështje. Përveç zgjedhjeve lokale, padyshim që temë e diskutimit ka me qenë edhe kjo”, tha Rugova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme