Grupet e gjakut: Ushqimet që duhet dhe nuk duhet t’i hani

Kjo ka të bëjë me reagimin kimik të ushqimit me përbërjen e gjakut tuaj.

Mbështetësit e kësaj ideje thonë se kjo ka të bëjë me leptinat, të cilat gjenden në llojet e ndryshme të proteinave, që gjenden në ushqime. Problemet paraqiten kur antigjenet e pranishme në gjakun tuaj reagojnë negativisht me llojet e caktuara të leptineve, që gjenden në ushqimet që i konsumoni. Edhe pse kjo dukuri nuk e rrezikon jetën, ajo mund të shkaktojë një varg problemesh, që janë karakteristike për grupin tuaj të gjakut.

Nëse iu përmbaheni udhëzimeve rreth konsumimit të ushqimeve, bazuar në grupin tuaj të gjakut, atëherë kjo do t’ju ndihmojë që ta keni një shëndet sa më të mirë. Disa thonë se kjo ndihmon edhe në humbjen e kileve të tepërta, meqë ushqimet joadekuate me grupin tuaj të gjakut, ndikojnë në ngadalësimin e metabolizmit.

Ja disa nga ushqimet që preferohen për ju, varësisht se cilin grup të gjakut e keni:

Grupi i gjakut 0

Personat me këtë grup të gjakut duhet të hanë më shumë mish dhe peshq, meqë kanë nevojë për shumë proteina. Edhe pse janë të pasura me proteina, ushqimet si fasulet dhe bishtajat, duhet të evitohen. Perimet e tjera dhe pemët mund të konsumohen. Me qëllim të humbjes në peshë, personat me këtë grup të gjakut duhet të evitojnë këto ushqime: fasulet, thjerrëzat, brumin, misrin dhe perimet sikur lakra dhe brokoli, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grupi i gjakut A

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë përfshini shumë perime në dietë. Edhe pemët janë të mirëseardhura. Gjëja më e mirë rreth pasjes së këtij grupi të gjakut është se nuk ka ndonjë ushqim të veçantë që duhet evituar. Nëse doni të humbni në peshë, atëherë evitoni grurin, fasulet dhe mishin.

Grupi i gjakut B

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë mund ta konsideroni veten me fat, meqë organizmi juaj duron grupe të ndryshme të ushqimeve – mish, produkte të qumështit, vezë, drithëra, pemë dhe perime. Por, është mirë që të mos hani mish pule. Nëse doni të humbni peshë, atëherë evitoni kikirikët, misrin, thjerrëzat, grurin, hejdën dhe farat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grupi i gjakut AB

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë mund të hani ushqime të llojllojshme, edhe pse duhet pasur parasysh se me asgjë nuk duhet ta teproni. Nëse doni që t’i humbni kilet e tepërta, atëherë duhet të hani më shumë ananas, ushqime deti dhe djathë soje. Në anën tjetër, ushqimet që duhet t’i evitoni janë: mishi i kuq, fasulet, misri, farat dhe hejda.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme