Rreth 6 mijë maturantë do ti nënshtrohen testit të maturës në afatin e dytë

Rreth 6 mijë maturantë pritet që në fund të kësaj jave (më 25 gusht) t’i nënshtrohen testit të maturës. Prej tyre, afro 4 mijë janë që e kanë përfunduar këtë vit shkollën e mesme, por nuk e kanë kaluar provimin në afatin e parë, kurse rreth 2 mijë të tjerë që kanë mbetur pa e kaluar testin nga vitet e mëparshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) shprehen të gatshëm për mbajtjen e provimit shtetëror të maturës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për zhvillimin e arsimit parauniversitar, Mustafë Kadriu, ka deklaruar për gazetën se pjesa e parë do të mbahet më 25 gusht, kurse pjesa e dytë e provimit më 30 gusht.

Afati i parë i mbajtjes së provimit të maturës ishte shoqëruar me parregullsi e shpërndarje online të testit në faqe të ndryshme në internet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme