Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ende nuk ka informacion zyrtar nga Beogradi se pse janë tërhequr diplomatët dhe të punësuarit nga Ambasada e Serbisë në Shkup.
Nga MPJ-ja e Maqedonisë për MIA-n thonë se është vendosur komunikim me MPJ-në e Serbisë për konfirmimin e arsyeve për këtë procedurë.
Pritet që gjatë ditës zyrtarisht sqarime të japë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq. Ambasadorja serbe Dushanka Divjak Tomiq për mediat serbe deklaroi se tani për tani nuk mund të komentojë situatën dhe paralajmëroi më tepër informata gjatë ditës së sotme.
Na MPJ informojnë se në pajtim me dispozitat përkatës të Konventës së Venedikut për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të ambasadës së Serbisë në Shkup.
Të gjithë diplomatët e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë u tërhoqën në konsultime urgjente në Beograd. Tani për tani nuk ka informacion zyrtar se cila është arsyeja për tërheqjen.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë informojnë se pas njoftimit nga MPJ-ja se Ambasada e Serbisë tërhiqet në konsultime në Beograd, pas kërkesës së Ambasadës, morën masa të rritjes së sigurisë në objektin e tyre. /MIA/