Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se “Dëshiroj të theksoj se i kushtojmë rëndësi rolit të Jordanisë në lidhje me mbrojtjen e vendeve të shenjta në Jerusalem. Ne me Jordaninë kemi siguruar dialog dhe koordinim të rëndësishëm në kuadër të krizës të përjetuar në Harem-i Sharif. Ne nuk dëshirojmë kurrë që të ndodhin edhe njëherë provokime të ngjashme, sulme dhe shkelje të drejtash. Dhe për këtë muslimanët duhet të jenë në solidarizim për çështjen e Jerusalemit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan, në aeroportin Ataturk të Stambollit ka mbajtur një konferencë për shtyp para nisjes për një vizitë zyrtare një ditore në Jordani.
Ndërsa ndaj një pyetjeje në lidhje me deklaratën e liderit të partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, se ai mund të arrestohet, presidenti Erdoğan është përgjigjur se “Këtë nuk e shikoj si një shprehje për tu vlerësuar. Kjo është një shpikje e tij. A keni dëgjuar ju ndonjë gjë të tillë, apo nga gjyqësori?. Ai prodhon shprehje të tilla të ngjashme për të mbajtur veten në rendin e ditës. Në rendin tim nuk ka një gjë të tillë.”
Pritet që presidenti Recep Tayyip Erdoğan në vizitën e tij të sotme në Jordani krahas marrëdhënieve mes dy vendeve të diskutojë edhe për zhvillimet në Palestinë, Irak dhe Siri.