Kandidati i LDK-së për Prishtinën, në mes Ismet Beqirit dhe Arban Abrashit

Derisa Lëvizja Vetëvendosje(VV), tash e sa kohë ka paralajmëruar se kandidati për të parin e Prishtinës, do të jetë Shpend Ahmeti, partia e Veselit dhe Mustafës ende nuk kanë dalë me emrat e kandidatëve që synojnë ta marrin timonin e kryeqytetit.

Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, në zgjedhjet e 2013, tek në balotazh e kishte mposhtur të parin e Prishtinës aso kohe, Isa Mustafën, partia e të cilit për vite të tëra e kishte drejtuar kryeqytetin.

Ndonëse ka mbetur edhe 24 orë nga zyrtarizimi i kandidaturave për zgjedhjet komunale, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ende nuk e ka bërë publik emrin e atij që synon ta drejtojë Prishtinën.

Telegrafi merr vesh se në rrethin e ngushtë të diskutimeve për këtë emër, kanë mbetur ish- kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri dhe ish–ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, njëherësh deputet i kësaj legjislature.

Sipas këtyre burimeve është insistimi i Beqirit, ai që ka bërë që partia e Mustafës të mos dalë ende me emër për kandidatin e tyre për kryetar të Prishtinës.

Ndryshe, emra të përfolur për garën e 22 tetorit, janë përmendur edhe deputetët Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme