Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka nominuar për kryetar të Komunës së Vitisë, Faruk Nura ish-kandidatin për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.Duke i uruar mirëseardhje Nurajt, Kryetari i AAK-së dhe i nominuar për Kryeministër, Ramush Haradinaj, shprehu shpresën se kandiadtura e zotit Nura, është një ofertë serioze për Vitinë dhe një shenjë e përkushtimit për një cilësin tjetër qeverisëse në këtë komunë.Në anën tjetër Nura, falëndëroi AAK-në dhe Haradinajn për besimin e dhënë dhe tha se do ta bëjë të pamundurën që këtë bësim ta kthejë në të mirë të qytetarëve të Vitisë, bëhet e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga AAK.