LDK dorëzohet përballë AKR-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), respekton secilin vendim që mund të marrin partnerët e tyre të koalicionit parazgjedhor AKR dhe Alternativa, për të vepruar jashtë qëndrimeve si grup i përbashkët parlamentar.

Kështu të paktën ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu për AktivPress.

Veliu ka thënë se nuk është e nevojshme që LDK-ja të ketë qëndrim rreth vendimit të AKR-së.

Aleanca Kosova e Re (AKR), dje ka pasur mbledhjen e Këshillit të partisë, me ç’rast ka marrë vendim që që të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike edhe jashtë koalicionit LAA, duke lënë kështu të hapur bashkëpunimin me koalicionin PAN në mënyrë që të formohen institucionet e reja në vend.

Nënkryetari i LDK-së, Veliu ndër të tjerash ka shtuar për AktivPress se AKR ka organet e veta vendimmarrëse dhe mund të veprojnë konfrom tyre.

“AKR është subjekt politik, ashtu sikurse ne, i kanë organet e veta dhe marrin vendime autonome”, deklaroi Veliu.

Ai përmendi se as AKR-ja nuk ka pasur të drejtë që të ndërhyjë në qëndrimet e LDK-së për bisedime me subjekte të tjera politike.

“Nuk kemi të drejte ne me iu përzi askujt, sikurse ata që nuk kanë pas të drejtë me na u përzi neve me kë bisedojmë dhe bashkëpunojmë. Ne s’kemi çfarë të komentojmë në këtë rast, ai është vendim i tyre”, përfundoi Veliu.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ditë më parë i kishte vënë ultimatum LDK-së që të vepronte së bashku më Lëvizjen Vetëvednsje në mënyrë që të nxirrnin vendin nga kriza politike, përndryshe sipas tij, pas 10 ditëve ai do të ndërmerrte hapa jashtë koalicionit, siç thoshte për interesa të vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme