Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sqaroi sot se tërheqja e personelit nga Ambasada serbe në Shkup bëhet “për shkak të informatave mbi veprimtarinë shumë ofensive informative kundër institucioneve të Serbisë dhe ka paralajmëruar se me siguri dol të bëhen disa ndryshime në përbërjen e personelit të Ambasadës, bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.
“Organet tona kompetente kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për veprimtari shumë intensive kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë”, citon agjencia deklarimin e Vuçiqit para gazetarëve në Obrenovac.
Vuçiq pret që brenda 7-10 ditësh gjendja në ambasadën e Serbisë në Shkup të normalizohet, transmeton Koha.net.
Serbia ndërton marrëdhënie të mira me Maqedoninë, por njëherësh do të mbrojë interesat e veta. Marrëdhëniet do të duhet të ndërtohen në bazë të respektimit të ndërsjellë, është shprehur Vuçiq, i cili ka shtuar se “ekziston veprimtaria dhe ndërhyrja e ‘disa fuqive të tjera’.
“Do të ndërtojmë marrëdhënie të mira me Shkupin, por ato marrëdhnëe duhet të ndërtohen në baza të respektimit të ndërsjellë. Të shohim nëse Shqipëria do të provojë të radhisë Kosovën në UNESCO, atëherë do të presim se çfarë do të thonë Shkupi e Podgorica, Puna jonë ënjtë të përgatitemi dhe të dijmë të përgjigjemi”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
I pyetur nëse e ka fjalën për Rusinë, Vuçiq është përgjigjur “në këtë moment nuk kam menduar në Rusinë”.
Ne e kemi për detyrë të përgatitemi, t’i përgjigjemi kësaj dhe të dimë të mbrojmë veprimet tona nga ndikimet e të gjithë faktorëve të jashtëm. Duhet të dimë si të veprojmë në ambientin rreth nesh siç nuk e njihnim deri para pak muajsh, citon FoNet Vuçiqin.