Lutfi Haziri flet për ‘tradhtinë’ e AKR’së, ja çka thotë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një prononcim për “Gazeta Blic”, është shprehur i bindur se AKR-ja e Behgjet Pacollit nuk do të largohet nga Koalicioni LAA. Sipas tij, Partia e Behgjet Pacollit nuk do t’i bashkohet PAN-it, përkundër që Këshilli i Përgjithshëm i AKR-së e ka autorizuar Pacollin që të kërkoj zgjidhje për situatën politike edhe jashtë LAA-së.

Haziri ka theksuar se Behgjet Pacolli po kërkon një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Krejt çka mund të thuhet sot, është se gjithçka është në kuadër të koordinimit dhe angazhimeve të përbashkëta. Mandati i z. Pacolli nga organet e AKR-së është legjitim. Ai edhe më herët ka dalë me iniciativë për qeverisje gjithëpërfshirëse. Ne besojmë që mandati i marrë nga Kuvendi i AKR-së nga ana e liderit të tyre është në funksion të implementimit të zgjedhjeve i ndërtimit të institucioneve, por në kuadër të koalicionit parazgjedhor edhe me LDK-në, jo vetëm në prizmin e PAN-it që po e shihni ju”, ka thënë ai.

Haziri më tej ka folur edhe për prioritetet e LDK-së si dhe arsyen e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

“Ne sot do të takohemi lidhur me zgjedhjet lokale. Prioritet dhe në detyrë të kryesisë këto dy ditë është përfundimi i procesit të zgjedhjeve lokale që nënkupton nominimet për komuna dhe për listë zgjedhore. Sa i përket çështjeve tjera politike, koalicioni parazgjedhor është në funksion, liderët koordinohen për të gjitha çështjet që janë në interes të përbashkët lidhur me implementimin e rezultatit të zgjedhjeve, që nënkupton edhe seancën e 24 gushtit”, tha ai.

Ndryshe, Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se partia e tij nuk ka vendosur për kurrfarë koalicioni me PAN-in, por edhe nëse AKR vendos për një koalicion me PAN-in, ai nuk do ta votoj këtë koalicion.

Në anën tjetër të premten ka përfunduar “ultimatumi” që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ua ka dhënë partnerëve të tij të koalicionit.

Megjithatë ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim për ndryshim qëndrimi nga ky koalicion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme