Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi – Laureat i Çmimit “Ora e Presidentit”

Çmimin tradicional “Ora e Presidentit”, të cilin e jep për çdo vit në Ditën e Presidentit nëndega e LDK-së së NRW-së përmes aktivit të Ahenit, kësaj radhe ia ndau ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, njoftoi Zyra për Informim – LDK-së. Kolonel Krasniqi përveç kontributit të tij të pashoq në fushën e sigurisë, në luftën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi si dhe në themelimin e FARK-ut, është edhe autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale.

Aktivistët e LDK-së në Gjermani ia kanë ndarë këtë Çmim Kolonelit Krasniqi duke u bazuar dhe duke e respektuar përkushtimin atdhetar dhe profesional Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, i vrarë në Tiranë në Shtator të 98-ës.

Laureatë të “Ora e Presidentit” janë veprimtarët dhe atdhetarët e dëshmuar të çështjes shqiptare, Prof. Fehmi Agani, Anton Kolaj – ish nënkryetar i LDK-së, ish shefi i QIK-ut, Enver Maloku, këshilltari për Informim i presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, akademik Idriz Ajeti, akademik Mark Krasniqi etj.

Në cermoninë e ndarjes së këtij çmimi morën pjesë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri , kryetari i Ferizajt z. Muharrem Sfarqa, deputetja Doruntinë Maloku si dhe aktivistë e familjarë të të ndjerit kolonel Ahmet Krasniqi.

“Ora e Presidentit” dhe një mirënjohje, vëllait të ministrit Ahmet Krasniqi, Behgjetit, iu nda nga nënkryetari Veliu.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme