Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar se është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira me Republikën e Serbisë, por se ajo ndërton marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje.
“Qeveria e re e Maqedonisë është e angazhuar në mënyrë të vendosur në drejtim të zgjidhjes dhe jo krijimit të problemeve, duke avancuar marrëdhëniet fqinjësore, bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë si dhe me vende tjera që na rrethojnë. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme për rajonin që të lëviz përpara. Në rastin konkret, duke mos sjellur konkluza të përshpejtuara, i përshëndesim paralajmërimet e Beogradit zyrtar për mbrojtje të marrëdhënieve miqësore dhe kthimin e situatës në kornizat e zakonshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton SHENJA.