Për shtatë orë pa ujë të pijshëm do të mbesë të martën Lagja Dardania në Prishtinë.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e ujit të pijshëm , prej orës 9:00 deri në orën 16:00 në këtë lagje do të bëhet për shkak të punimeve teknike në rrugën Idriz Gjilani.
“Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’ sh.a. njofton konsumatorët e lagjes ‘Dardania’, respektivisht banorët e ndërtesave për rreth shkollës fillore ‘Xhemail Mustafa’ (zona nga ‘Kurrizi’, deri te nën kalimi), se per shkak të punimeve teknike që do të bëhen nesër me 22 gusht 2017, në rrugën Idriz Gjilani, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 9:00 deri në orën 16:00”, ka njoftuar KUR Prishtina, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e lagjes në fjalë.