Tensione në BDI-në e Tetovës për kandidaturat, tre emra në lojë?!

BDI po zhvillon anketa dhe analiza të brendshme lidhur me kandidaturat për kryetar komune në Tetovë. Siç mëson INA janë tre kandidatë në lojë, që janë nxjerrë në një anketë të brendshme partiake, për tu vlerësuar se cili do të jetë më i preferuari për garën e 15 tetorit për Tetovën.

Teuta Arifi – kryetare aktuale e Tetovës
Ibrahim Dehari – biznesmen dhe profesor universitar
Florim Besimi – drejtori i Klinikës së Tetovës (vëllai i ish-ministrit Fatmir Besimi)
Nga anketa e zhvilluar, rezultatet kanë dalur zhgënjyese, sepse Teuta Arifi sërish ka dal më e votuara, por ka qëndruar mirë edhe Ibrahim Dehari, i cili ka preferenca nga strukturat e shëndosha të BDI-së në Tetovë. Por më në fund është Ali Ahmeti si kryetar i BDI-së që do të vendos se kush do të kandidojë për Tetovën. Vendimi i Ahmetit pritet të shkaktojë tronditje dhe përçarje të thella në BDI, duke çuar në refuzim për të dal në zgjedhje.

Teuta Arifi edhe pse po shfaq ambiciet dhe ka shprehur në mënyrë indirekte rikandidimin, nga BDI janë të pakënaqur se mund të humbasin, sidomos pas problemeve të fundit me vërshimet, deponitë e egra dhe problemin e mosfinalizimit të ujit. Përveç kësaj, INA mëson nga burime partiake se disa emra të njohur si personalitete publike tetovare kanë refuzuar ofertën për të kandiduar për Tetovën me siglën e BDI. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme