Pas shtatë viteve burg, sot është lëshuar nga burgu Velija Ramkovski, ish pronari i televizionit A1. I dënuar me 13 vite burgim, ai ka marrë leje mjekësore për të dalë nga burgu për kurim më të specializuar.
Mirëpo, derisa Zoran Zaev është treguar i kujdesshëm me njeriun i cili ishte aleat i LSDM-së në luftë kundër pushtetit të Nikolla Gruevskit, megjithatë, pavarësisht deklarimeve të tij publike se posedon materiale që zbardhin rastin “Monstra”, një veprim të tillë ende nuk e ka ndërmarrë dhe si rrjedhojë të arrestuarit vazhdojnë të mbajnë burgun në një proces që në opinion njihet si rast i montuar gjyqësor.
Ish pronaro i A1, Velija Ramkovski, në procesin “Merimanga” bashkë me 23 drejtues dhe themelues të ndërmarrjeve në “Pero Nakov” u burgosën, për fshehje tatimi, larje parash, shoqërim kriminel dhe mashtrim të kreditorëve. Në procedurën e shkallës së parë, Ramkovski fitoi dënim me burg prej 13 viteve, ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuan me dënim prej dy deri në shtatë vjet burg./Sakte.net