Frashër Krasniqi tallet me LDK – në dhe PDK – në që s’po gjejnë kundërkandidat të Shpend Ahmetit

Ish-zëdhënësi i Vetëvendosjes tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas lajmit të postuar në Koha.net se Vjosa Osmani nuk po pranon të nominohet për kryetare të Prishtinës.

Sipas Krasniqit, njëjtë po ndodh edhe në PDK.

“Çka po flitet që askush nga PDK, LDK, etj. nuk po pranon me u kandidu në Prishtinë. A thua pse?!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook, duke e shoqëruar me një simbol duke qeshur me lot.

Kujtojmë se njëra prej arsyeve që kishte çuar në humbje Isa Mustafën ishte pikërisht gjuha e sigurt që ai përdorte në fushatë. Në një rast kishte thënë se LDK-ja fiton në Prishtinë edhe me duar në xhepa.

“Jam shumë i sigurt që edhe nëse i shtim duart në xhepa deri në fund të vitit të ardhshëm dhe nuk punojmë asgjë, prapë do ta fitonim Prishtinën, sepse çdo gjë që e kemi punuar deri më tash e kemi bërë për interesin e qytetarëve”, kishte thënë atëbotë kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa, që po kryente mandatin e dytë të cilin e kishte fituar pa balotazh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme