Së shpejti ndalesa për taksë në autostradën Kosovë-Shqipëri

Nisin punimet për ndërtimin e pikave të ndalimit ku automjetet do të jenë të detyruara të paguajnë taksë për të përshkuar autostradën në pjesën e Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe tunelin e Kalimashit.

Vendimi i marrë nga Ministria e Transportit të Shqipërisë ka filluar së zbatuari të hënën nga dy kompanitë e kontraktuara të cilat do të krijojnë infrastrukturën e nevojshme për mbledhjen e kësaj takse.

Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të rrugës së kombit rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër në gjashtë korsi, do të ndërtohen mbi dhe nënkalimet, rrethimin dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë si dhe vendosjen e trarëve, që do të shërbejë për vjeljen e taksës së rrugës.

Vendimi për taksimin e këtij aksi rrugor ishte parashikuar para shumë muajsh, por protestat e qytetarëve dhe bizneseve në Kukës, ka shtyrë zbatimin e këtij projekti.

Ndërkohë në pjesën kosovare të autostradës, nuk ka një vendim kur do të fillojë zbatimi i taksës rrugore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme