Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore. Bëhet e ditur se një automjet ka shpërthyer, pasi poshtë tij ishte vendosur një sasi eksplozivi.
Sipas burimeve bëhet e ditur se është fjala për automjetin e Presidentit të Kamzës, Naim Qarri. Deri tani nuk ka të dhëna për lëndim të tij.
Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rastin. Policia ka dhene edhe detaje per shperthimin ne fjale. Policia thote se sasia e tritolit ka qene e vogel dhe e vendosur ne pjesen e perparme.
NJOFTIMI I POLICISE
ParaprakeMë datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.
Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.
Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/