Në ceremoninë komemorative të organizuar për ish–kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, ka folur edhe e bija e tij, Vanesa Rexhepi.
Ajo ka treguar se përveç dhimbjes që e ka për humbjen e babait, ndjehet krenare për cilësitë dhe virtytet që i kishte i ati.
“Babi im ishte njeri me virtyte të larta të cilat do të përcillen ndër brezni. Ishte njëri i drejtë, i sinqertë dhe me virtyte të larta, të cilat në do t’i mbajmë për t’i përcjell brez pas brezi. Falënderoj institucionet e vendit që bënë ç’është e mundur për trajtimin e babit tim, gjithashtu edhe shtetin turk”, ka thënë vajza e Bajram Rexhepit”. /Telegrafi/