Sami Lushtaku flet rreth kandidaturës së Bekim Jasharit në Skenderaj

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të garojë në Skënderaj për zgjedhje lokale pasi kandidat do të jetë djali i Hamzë Jashari, Bekimi.

Këtë e ka konfirmuar kryetari aktual Sami Lushtaku.

“Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e shpall asnjë kandidat pasi kandidat i pavarur do të jetë Bekim Jashari”, ka thënë Lushtaku për lajmi.net.

Kandidimin e Bekim Jasharit për kryetar të komunës së Skenderajt e ka bërë të ditur dje dhëndrri i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme