Pas publikimit të një raporti konfidencial të hartuar nga Policia dhe Prokuroria holandeze, dy agjencitë ligjzbatuese pranuan se ato i propozuan qeverisë pezullimin e lëvizjes se lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen.
Parlamenti holandez reagoi menjëherë dhe tashme ka nisur një listë me pyetje për qeverinë holandeze.