Veseli ka deklaruar se ish-kryeministri i Kosovës do të mbetet shembull se si punohet për atdheun.
“Bajram Rexhepi ishte dhe do të mbetet shembull se si punohet për atdheun. Bajram Rexhepi ishte dhe to mbetet simbol i qytetit të Mitrovicës”, tha Veseli.
“Ai do të mbetet referencë për gjeneratat e reja, mjekëve dhe politikanëve. Familja Rexhepi mbahuni të fortë, por ndihnu krenar për trashëgimin që ju la ai juve dhe Kosovës”, shtoi lideri i PDK-së.
“Nga sot ai është monument i Kosovës, i cili tregoi se si fitohet dhe ruhet liria e Kosovës”, përfundoi Kadri Veseli. /Lajmi.net/