Një nga pamjet më të rralla: një japonez ka gjetur fundin e ylberit

Një shofer japonez ka hasur në këtë pamje pazakontë gjatë kohës që po udhëtonte me makinën e tij, dhe ka vendosur që këtë fotografi ta postojë në llogarinë e tij në Twitter.

Në vend të një game të bukur ngjyrash, ai është përballur me një mjegull e zbehtë në rrugë. 

“Është e çuditshme. Me sa di unë, sipas legjendës, kur shtatë burra tullacë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, nga koka e tyre del dritë dhe kështu bëhet ylberi”, ka shkruar një përdorues. 

“Kam lexuar një libër që nën këmbët e ylberit është e mundur të gjendet një thesar”, komentoi një tjetër.

Fotografia ka marrë më shumë se 185.000 pëlqime dhe është shpërndarë më shumë se 65.000 herë. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme