Me rastin e pranimit të një donacioni nga Qeveria e Holandës, ministri në detyrë i FOrcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në vizitë pune, ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Ëillems.
Demolli dhe ambasadorja Ëillems biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja vendeve me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.
Pas takimit në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të Qeverisë së Holandës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë mbi 22 mijë euro.
Donacioni ka të bëjë me makina qepëse të trikotazhit dhe tapiceri me materiale përcjellëse të mirëmbajtjes. Kurse trajnimin profesional për përdorim të këtyre makinave, të pjesëtarëve të FSK-së, e ka mundësuar Qeveria e Gjermanisë përmes Forcave të Armatosura të saj. Dorëzimin e këtij donacioni e bëri ambasadorja e Holandës, znj. Gerrie Ëillems dhe e pranoi ministri i FSK-së, Haki Demolli, transmeton Klan Kosova.