Nuk është vetëm Azem Syla ai që përfiton ndihma sociale nga shteti zviceran. Është edhe Mehmet Bislimi punonjës i Konsulatës së Kosovës që merr ndihma sociale nga Zvicra dhe punon në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih, shkruan Botapress.
Kanë kërkuar azil në shtetet e perëndimit, edhe në Zvicër, u është pranuar azili (strehimi politik), nuk punojnë fare dhe marrin ndihma sociale. Këtë formë të shfrytëzimit të buxhetit të taksave të popullit të Zvicrës nuk e ka zbatuar vetëm Azem Syla, i burogusr për veprimtari kriminale në Kosovë.
Është edhe Mehmet Bislimi, punonjës në Konsulatën zvicerane në Cyrih i cili përveç se ka shtetësinë zvicerane ka themeluar marrëdhënie pune me Konsulatën e Republikës së Kosovës.
Bislimi, ka themeluar marrëdhënie pune me Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih më 1.04.2013.
Por më 30 janar 2017 (shih dokumentin) Mehmet Bislimi bënë kërkesë me shkrim në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrioh që të shkëpusë marrëdhënien e punës me Konsulatën, me arsyetime “…krytekëput financiare”.
Në shkresën që ka siguruar Botapress, Bislimi përmend arsyen se “…paga mujore për stafil lokal është aq e ulët, madje denigruese dhe demotivuese për të mbijetuar komfor standardit jetës që ka shteti i Zvicres, ku ne jetojmë e punojmë…Të ardhurat që unë përfitoj nga puna ime prakë këtij institucioni, krahasuar me standardet e shtetit të Zvicrës, janë më pak se të ardhurat e asistencës sociale në këtë vend….unë më parë po jap dorëheqjen time – thënë më mirë po bëj shkëputjen e kontratës së punës me Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zvicër, shkëputje kjo e cila do të përfundon me 30.04.2017.”
Në vazhdim të letrës së dorëheqjes së tij Mehmet Bislimi shkruan se “Gjatë këtyre viteve të punës pranë këtij Instituconi (1.04.2013-30.04.2017) jam përpjekur që me devotshmëri t’ju shërbejë qytetarëve tanë, padyshim dhe shtetit tim – Kosovës”.
Ju kujtojmë Mehmet Bislimi është i njohur për skandalin ku shihet duke punuar në zyrë me këmbë mbi tavolinë.
Por vetëm një muaj pas dorëheqjes me shkrim, Mehmet Bislimi i bie pishman dorëheqjes së tij. (Shih kerkesen ) Pasi paraprakisht lajmërohet në Entin Social të Zvicrës dhe pasi prej atje arrin të sigurojë të ardhura deri në 3 mijë frnaka, përsëri i drejtohet Ministrisë së Puënve të Jashtme, sekretarit të Përgjitshëm të MPJ Fitim Sadikut, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernd znj Nazane Breca, Shefit të misionit në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih, Islam Spahiut me kërkesën që “… të vazhdoj punën deri në rishikim e kësaj çështje (dorëheqjes së tij – nën.Botapress) nga Digasteri përkatës I Ministrisë së Punëve të Jashtme…Unë Mehmet Bislimi shprehu gatishmërinë time për të vazhduar punën pranë këtij misioni si dhe më parë, kuptohet nëse për këtë vendim keni mirëkuptim dhe vazhdoni kontratën time nga ana e juaj si organe vendimarrëse” shkruan në kërkësën e tij Mehme Bislimi.
Natyrisht Fitim Sadiku, sekretar i Përhershëm në MPJ përmes një emaili, jashtë çdo rregulle juridike, u shkruan Islam Spahiut, shefit të Misionit në Zyrih prej të cilit kërkon që Mehmet Bislimi të rikthehet në punë në Konsulatë, “…meqeneëse kemi të bëjmë me një person që ka punuar 4 vjet në Konsulatë dhe të njëjtin keni bërë vlerësimin pozitiv dhe jeni të kënaqur me punën e tij, atëherë të njëjtit t’i mundësohet rikthimi ne punë”.
Kështu Mehmet Bislimi vazhdon punë në Konsulatën e Republikës së Kosovës, pa kontratë pune por vetëm përmes një emaili privat të Fitim Sadikut, në ndërkohë që vazhdon të marrë ndihma sociale nga shteti zviceran.
Ky është një prej shumë skandaleve që po ndodhin në Diplomacinë e shtetit të Kosovës, veçanërisht në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih.