Gonxhe Qaushi nga Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja kandidate shqiptare që synon postin e Kryetares së Komunsës së Mitrovicës Veriore, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Qaushi tregoi njërën nga arsyet pse i hyri garës për të sfiduar kryetarin aktual Goran Rakiq si dhe kandidatin nga iniciativa qytetare STP, Oliver Ivanoviq.
Qaushi tha se duhet unifikim i shqiptarëve për të marr një pozitë të mirë në komunën e banuar me shumicë serbe.
E nëse arrin të zgjedhet kryetare, kandidatja e vetme shqiptare tha se ka projekte të mëdha për t’iu kontribuar banorëve të kësaj ane.