Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Azbi Nuredini ka lëshuar akuza të rënda mbi kryetarin aktual të komunës Bekim Murati duke e quajtur atë “jeshil” dhe përgjegjës për katastrofënë urbane që po mbretërorn në Saraj, transmeton Zhurnal.mk
“Partitë politike po i bien tupanit klanor në emër të parollës “kuadro të reja”! Por cili është bekgraundi i atij “kuadri të ri”? Edhe kryetarin e Sarajit në vitin 2011 na e shitën për “kuadër të ri”, por ja në çfarë derexhe e solli Sarajin, e rasi me qen endacakë dhe membeturina, na doli i ri “taze” tamam JESHIL! “Kuadro të reja” për nga paraqitja për poste publike PO, por jo pa asnjë rezultat në jetën e tij pofesionale sepse ajo nuk dallon nga këta që i kemi të tillë na i dhanë para 15 viteve dhe ja ku na sollën, të rinjët tanë dhe shumicën e të rinjëve tanë i detyruan të ikin në mërgatë. Nëse edhe ju vazhdoni me të njëjtin avaz atëher mos i fajsoni personslitetet që shkojnë atje ku vlerësohen”, thekson Nuredini.