Kurti – Veselit dhe PDK-së: Salla është plot, matuni!

Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka kërkuar nga kandidati për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN, Kadri Veseli që të mos hezitoj për ta matur vetën se ku ndodhet me vota.

Kurti, gjatë vazhdimit të seancës konstituive ka thënë se Kosova po humbet shumë prej vonesave që po ia shkakton udhëheqësja e PDK-së, shkruan arbresh.info.

“Zotëri Veseli matuni, propozojeni z.Veseli dhe le të maten a i kanë votat. Kuvendi duhet të konstituohet, salla është plotë. Matuni dhe ballafaqohuni me të vërtetën. Kosova po humbet shumë prej vonesave që po ja shkakton udhëheqja e PDK-së. Gjendemi përballë krizës politike për shkak të menaxhimit të keq”, ka thënë Kurti.

Ai ka kërkuar nga PAN që të propozoj një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi duke siguruar se çdo kush do të ketë më shumë vota se Veseli./arbresh.info/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme