Sherifi sfidon Vetëvendosjen dhe LAA-në

Në linjë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që tha se as LVV e LAA nuk i kanë 61 vota, deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka sfiduar këto dy parti.

“U konfirmua ajo që e kemi ditur se në Kuvendin e Kosovës kemi një pat pozicion. Mendoj se nga sot të gjitha partitë politike ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të ndajnë dy proceset, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Ftoj edhe Vetëvendosjen edhe LAA-në të heqin dorë nga kjo qasje”, ka thënë Sherifi para gazetarëve.

Sipas Sherifit, meqë LVV e LAA insistojnë që qeveria të ketë 61 deputetë shqiptarë, ai ka thënë se është i gatshëm që t’ua japë atyre votën e 61.

“Nëse ata i bëjnë 60 deputetë unë konfirmoj se pa marrë fare leje nga partia ime as nga PAN-i se do ta votoj për këtë koalicion”, ka thënë Sherifi.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme