Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli derisa ka thënë se foltorja e Kuvendit sot është përdorur për fyerje, sharje dhe fushatë, ka rikonfirmuar se do të qëndrojë në koalicion me LDK-në, edhe pse këta të fundit janë sjellë keq me të.
Pacolli ka thënë se drejtuesit e LDK-së janë sjellë keq me të dhe se ai nuk kërkon lëmosh por bashkëpunim.
“Në LDK janë sjellë keq me mua, askush nuk më ka pyet se çka do të bëjmë. Unë jam aty dhe mbetem aty, por jam një numër që nuk do të doja të isha, kam kontribuar për shtet dhe nuk kërkojë lëmosh por kërkojë bashkëbisedues që të veprojmë ”, ka thënë ai.