Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk do t’i ndihmojë koalicionit PAN që t’i formojë institucionet qendrore, pasi që do të qëndrojë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Kështu ka deklaruar sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se e përkrahin një marrëveshje të LDK-së me lëvizjen “Vetëvendosje”.
Ai mohon që me përfaqësues të koalicionit PAN të kenë diskutuar për ndarjen e ministrive të qeverisë “Haradinaj”, ashtu siç u raportua në medie dhe thotë se janë të interesuar që të formohet një Qeveri, e cila e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve shqiptarë në Parlament