Lideri i koalicionit PAN, Kadri Veseli, në një replikë me tensione me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë këtij të fundit se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë.
“Bëj 61 vota dhe bëhu kryetar, bëhu edhe kryeministër, por do ta kthesh Serbinë në Kosovë”, ka thënë mes tjerash Veseli.
As Kurti nuk shfaqi rezerva ndaj Veslit, përderisa i kërkoi që të kandidojë dhe të shohë se a i ka 61 vota.
“Shiko a i ke 61 deputetë. Dil matu, pse nuk po del të matesh?” i ka thënë Kurti Veselit gjatë seancës konstituive të së enjtes.