Deputeti nga radhët e NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se pas propozimeve të sotme që nëse Albin Kurti i ka votat ta themelojë kuvendin, “topi është në duart e tij”.
Ai po ashtu ka thënë se do ta votojë një qeveri me shumicë shqiptare, nëse një të tillë do të mund ta formonte Kurti.
“Prej sot topi ashte ne doren e Albin Kurtit.Ultimatumi im drejtuar PAN-it per mosbojkotim , piu uje sot. Edhe emri i kandidatit per kryetar ishte, Kadri Veseli, po numerat nuk ishin. Dy propozime jane interrsante sot per Kuvendin. Propozimi i pare erdhi nga Kadri Veseli per Albin Kurtin: “Bani 61 numera, une terhiqem”! Propozimi i dyte erdhi nga Bilall Sherifi i NISMES: “Nese Albini i ban 60 numera me deputet shqipetar, per qeveri, vota 61 do jet e imja”!Edhe voten time e ka Albini nese i ban 60 vota shqipetare per qeveri!
Albini vet deklaroi se nuk ka asnje komunikim me Isa Mustafen. Se kah do t i baje numerat Albini, nje Zot e di…”, ka shkruar Zeka në Facebook.