Gjykatësi Fernando Andre kërkoi që Salh El Karib t’i merret pasaporta dhe i dyshuari të paraqitet në gjykatë njëherë në javë derisa zgjat hetimi.
El Karib, i cili ka punuar në një internet klub në Ripoll, qytetin katalanas ku celula ekstremiste pretendohet të ketë qenë e formuar, u arrestua meqë hetuesit pretenduan se kishte blerë bileta avioni për disa nga anëtarët e përgjegjës për sulmin, transmeton Anadolu Agency.
Gjykatësi të martën mori vendim të ngjashëm për edhe një të dyshuar, ndërsa dy të tjerë mbetën në burg. Tetë të dyshuarit e tjerë janë vrarë, prej të cilëve gjashtë i qëlloi policia.
Gjatë sulmeve terroriste në Barcelonë dhe Cambrils të enjten humbën jetën 15 persona, ndërsa u lënduan më shumë se 20 të tjerë. Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste ISIS