Familjarët e tre foshnjeve të vdekura dje në klinikën e Shkupit, demantojnë ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari. Sot nga kjo Ministri dolën me deklaratë se kinse media ka shpekuluar për mungesën e paisjeve në klinikën e Shkupit.
Familjarët pyesin ministrin se a është në dijeni se sa lindje ka pasur dje në klinikën e Shkupit.
Në bazë të informacioneve në spital gjatë ditës kur ndodhi rasti ka pasur 55 lindje kurse spitali ka gjithsej 18 inkubator.
Nga Ministria u tha se klinika e Shkupit i ka kontaktuar prindërit dhe është diskutuar disa herë dhe u është shpjeguar gjendja e të sapolindurve, trajtimi, gjithashtu edhe shanset e mundshme për mbijetesë.
Edhe kjo nuk është aspak e vërtetë sipas familjarëve njëra nga foshnjet ka vdekur rreth orës 12 në mesditë, foshnja e dytë rreth orës 19, kurse foshnja e tretë rreth orës 22 në mbrëmje kurse prindi është kontaktuar rreth orës 23 dhe i kanë thënë sonte pusho se je i lodhur dhe eja nesër në spital të ju tregojmë për gjendjen e fëmijëve, babai i foshnjeve nuk ka qenë në dijeni se foshnjet kanë vdekur një natë më parë.
Gjatë ditës, ministri do të takohet me prindërit e foshnjave të vdekura si dhe me gjithë stafin që ka qenë përgjegjës për kujdesin e foshnjave të sapolindura, as edhe ky shkrim nuk është i vërtetë, sot as që janë kontaktuar prindërit ose familjarët e foshnjeve të vdekur nga minisri Taravari apo dikush tjetër dhe as që kanë lënë takim për ta sqaruar situatën tragjike që i ndodhi familjes Iseni nga fshati Dobrosht i Tetovës.
Taravari nuk është koha për aktrim, por formo një ekip i cili do ta hulumtojë rastin deri në fund që të zbardhet e vërteta dhe fajtorët të dalin para ligjit.