Vendimi i qeverisë holandeze për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ishte një lajm shumë i keq për të gjithë qytetarët shqiptarë. Por për qeverinë shqiptare dhe për ambasadoren e Shqipërisë në Holandë, nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Por kë duhet të besojmë, qeverinë dhe ambasadoren shqiptare, apo Bashkimin Europian?
Një ditë më parë ambasadorja e Shqipërisë në Holanda, Aida Sakiqi, deklaroi se një vend i vetëm i BE-së, nuk mund të kthejë regjimin e vizave, deklaratë e cila është e gjitha një gënjeshtër, pasi çdo vend anëtar i E-së ka të drejtën e vetos.
Pra si në rastin kur çdo vend anëtar i BE-së duhet të japë ‘OK’ për anëtarësimin e një shteti tjetër në BE, ashtu dhe në rastin e daljes, çdo vend anëtar ka të drejtën e vetos për rikthimin e vizave për vendet jo anëtare.
Ndërkohë që ambasadorja shqiptare, shtoi se për më tepër vizat për vendin tonë nuk mund ti kthejë një vend që ka 5600 prostituta.