Bekir Hasani: Çairin e kemi amanet, do ta fitojmë betejën

“Në mbledhjen e sontme të degës së BDI në Çair, u vendos që opinionit t’ia prezantojmë kandidatin për kryetar të ri të Çairit, profesorin dhe veprimtarin sportiv të dalluar, anëtar i BDIsë që nga fillimi, Visar Ganiu. Gjithashtu, vendosëm që fushatës dhe shtabit zgjedhor t’i prijë doktori i dalluar, zëvendës kryeministri z. Bujar Osmani”, shkruan në rrjetin social Bekir Asani, kryetar i BDI-së në Çair.

“Çairi është amanet i përbashkët, i të gjithë neve sepse u themelua si komunë si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, gjakut të dëshmorëve dhe kontributit të gjeneratave të tëra. Çairit dhe qytetarëve të komunës sonë i kemi borxh të gjithë ne, i gjithë Shkupi e më gjërë.Prandaj, betejën që po e fillojmë, nuk do të jetë aspak e lehtë, por jam absolutisht i bindur se duke punuar të gjithë bashkë, do të arrijmë fitoren e përbashkët për të mirën e secilit banor të komunës sonë”, tha Asani.

Sot, kërkoj nga secili prej jush që të ndalet dhe të mendon se ku ishte Çairi para vitit 2001 e ku është sot. Me mijëra punësime shtetërore që ansjëherë si kemi pas, me gjuhë e flamur, me sheshe, salla sportive, shkolla, çerdhe e universitete, me spitale, me drejtora, deputet, ministra e funksioner të ndryshëm të të gjitha niveleve, fitimtar e vendimtar, me derë të hapur në çdo institucion. Këto u arrin sepse ishim bashkë dhe na priu Ali Ahmeti i cili nuk kurseu vetën për Çairin, për Shkupin. Në fund, më duhet të them që njeriu që punon edhe mund të gaboj dhe ju duhet ta dini që kjo betejë para nesh nuk është vetëm një garë e thjeshtë zgjedhore, por është përplasje e punës kundër propagandës, veprave kundër shpifjeve, e sinqeritetit kundër gënjeshtrës, e angazhimit kundër mashtrimit. Bashkë vazhdojmë…#përÇairin #përShkupin, përfundon Asani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme