Politikanja skoceze: Terrori që pashë në Kosovë më bëri t’i hyja politikës

Liderja e konservatorëve në Skoci, Ruth Davidson, ka zbuluar se si horrori që kishte parë në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte gazetare në këtë pjesë të Evropës e kanë afektuar atë shumë dhe kjo ishte shtysa e saj e parë që t’i futej politikës, shkruan The Times, njofton Klan Kosova.

Davidson kishte udhëtuar për në Jugosllavi në vitin 1999 si gazetare e re që raportonte për një radio BBC dhe ka thënë se ato që pa atëherë në luftë do të mbesin me të gjithmonë.

Ajo i shpalosi kujtimet e saj gjatë një ligjërate në Festivalin e Televizionit Ndërkombëtar në Edinburg ku u tregoi të pranishmëve për ato që kishte parë në luftë kur ende ishte vetëm 21 vjeçare.

“Kur isha gazetare shumë e re në Kosovë pash se si ishte të ballafaqoheshe me realitetin e luftës në moshën 21 vjeçe”.

“Ishte hera e parë që pashë se çfarë rezultatesh të këqija mund të prodhojë politika”, pohoi, pos tjerash, Davidson.

Davidson është 38 vjeçare. Ajo është lidere e partisë së dytë më të madhe në vend dhe një nga anëtarët e parlamentit të Skocisë. Davidson udhëheq Konservatorët Skocezë që nga viti 2011, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme