LDK zbulon kush ishin kandidatët potencialë për Prishtinë, Beqiri nuk ishte në rrethin e ngushtë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot zyrtarisht ka prezantuar kandidatin për kryetar të Prishtinës, ish-ministrin e Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi. Mustafa ka thënë se për kandidimin për të parin e Prishtinës kanë qenë opsione edhe Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Avdullah Hotit, mirëpo kryesia bashkërisht ka vendosur për Arban Abrashin.

 

Kandidati për Prishtinën, Arban Abrashi, u zotua para medieve se qytetari do të jetë në fokusin e programit të LDK-së, raporton Express. Ai tha se nuk do të merret me qeverinë e me çështjet regjionale por do të merret me Prishtinën.

Abrashi beson se vetë kandidimi i tij garanton fitoren në Prishtinë.

“Me të vërtetë jam i nderuar për besimin që ma ka dhënë LDK-ja për të garuar për të parin e Prishtinës. Siç jemi dëshmitarë, Kosova është në luftë ndërmjet dy ekstreme që po përpiqen në Kuvend dhe në qytetin e Prishtinës”, tha Abrashi para medieve.

Tutje Abrashi tha se prishtinasit kanë problem me ngrohje, me transport, me ndotje, me ndriçim dhe si kryetar i Prishtinës do të merret me këto probleme.

Ai tregoi se gjatë fushatës zgjedhore do të prezantohet plani konkret për qeverisjen e Prishtinës. /Gazeta Express.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme