Takohen Lutfi Haziri e Albin Kurti – flasin edhe për sulmet ndaj Mustafës

Lutfi Haziri dhe Albin Kurti kanë zhvilluar një takim për të parë nëse mund t’i përafrojnë qëndrimet dhe të formojnë qeverinë e re të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Haziri, që është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka treguar në një konferencë për media se në takim me kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje kanë diskutuar edhe për sulmet që Vetëvendosje i kishte ndërmarrë ndaj Isa Mustafës gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Për këto veprime të Vetëvendosjes ndaj Mustafës, Haziri tha se do të flasin edhe në të ardhmen dhe se do të ketë qëndrime publike.

Ky ishte takimi i parë i LAA-VV në vazhdën e takimeve që pritet të zhvillojnë dy subjektet politike.

“Në vazhdën e takimeve, ka filluar takimi i parë. Kemi diskutuar temat që Hoti do t’i diskutojë me VV-në. Natyrisht ne e përfaqësojmë koalicionin LAA në mënyrë që të shohim politikat sektoriale dhe të shohim përafrimin e programeve”, pohoi Haziri.

“Programet i kemi të ndërtuara mbi parime të ndryshme. Bisedat do të fokusohen në diskutimin e çështjeve të interesit të përbashkët. Jemi duke punuar ne tema qe mund të përafrohemi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme