Mustafa: Sot janë takuar Haziri dhe Kurti, po shikojmë mundësitë e harmonizimit të programit me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim në mes të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri dhe deputetit Albin Kurti, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Ai kështu njoftoi pas prezantimit të kandidatit të LDK-së për të parin e Prishtinës, Arban Abrashi.

Shefi i partisë ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë që të shihen mundësitë e bashkëpunimit në mes këtyre dy subjekteve politike.

“Do të angazhojmë ekipet tona profesionale, që të shohim nëse mund ta harmonizojmë programin me VV-në, për të parë nëse arrijmë në dakordim t’i ofrojmë një qeverisje vendit. Mirëpo krejt kjo, në suaza të rregullit kushtetues”, ka shtuar Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme