Prokurori i zgjedhur nga Grabovci pushoi hetimet ndaj Sokol Bashotës

Një raport i auditimit i bërë publik kohë më parë kishe bërë një listë të shkeljeve të kryetarit të Komunës, Sokol Bashota, që kishte rezultuar me ngritje aktakuzë ndaj tij nga Prokuroria Speciale. Por, pas më shumë se një viti, Prokuroria njoftoi të martën se ka pushuar hetime për këtë rast, duke konsideruar se nuk ka asnjë fakt që e lidh atë me ndonjë veprim penal.

Hetime e nisura nga Prokurori Special Admir Shala u pushuan nga Sylë Hoxha, një person që konsiderohet i afërt më Partinë Demokratike të Kosovës, ku bën pjesë edhe Sokol Bashota.

Insajderi ka raportuar në shkurt të vitit të kaluar se Raporti i auditimit për Klinën tregon se një festival dhe një klub futbolli, që drejtoheshin nga Sokol Bashota, kishin përfituar dhjetëra mijëra euro nga komuna.

Auditorët patën gjetur se komuna e Klinës ka ndarë 20 mijë euro për organizimin e festivalit tradicional “I këndojm lirisë”, që mbahet më 6,7,8 qershor. Bashota ishte edhe drejtues i këtij festivali. Rasti tjetër që përbente konflikt interesi – sipas raportit të auditivit – ishte fakti që Bashota kishte subvencionuar klubin futbollistik “Dukagjini”, ku  ai mbante pozitën e kryetarit të këtij klubi.

Insajderi poashtu ka raportuar se Prokurori Sylë Hoxha ishte ndihmuar në karrierën e tij nga ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Në një hulumtim të publikuar në kuadër të Dosjes së Shefave, një sëri përgjimesh përmes së ciave dëshmohet ndikimi i zyrtarëve të lartë të PDK-së në sistemimin e njërëzve të tyre të afërt në agjencitë e pavarura, gjykata, policinë e Kosovës, mediat e të tjera, emri i Hoxhës është përmendur në një bisedë mes Grabovcit dhe Njazi Thacit nga dega e PDKs-ë në Prizren.

Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror, Sylë Hoxhën i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoxha ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga kjo parti.

E kishte lënë LDK-në një kohë pasi partia kishte kaluar nga një përçarje pas Kuvendit të Karrigeve. Sylë Hoxha kishte qenë i pranishëm në këtë Kuvend të partisë, e cila atë e kishte emëruar edhe zëvendësministër të Drejtësisë.

Teksa Grabovci ia lexon emrat e kandidatëve, Kryeziu i seleksionon ata duke i hequr nga lista kandidatët që i konsideron se nuk janë të PDK-së, por të Eqrem Kryeziut dhe Fatmir Limajt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme